Devollët synonë të marrin nën kontroll edhe sektorin e naftës
Prishtinë, 31 mars - Pasi e kanë shtrirë monopolin dhe dominimin e tyre, si për shembull në fushën e Terminaleve Doganore, duke privatizuar në mënyrë të dyshimtë Fabrikën e Amortizatorëve apo duke e shtrirë veprimtarinë e tyre në telefoninë celulare, nëpërmes kompanisë Z Mobile, vëllezërit Devolli ia kanë vërë syrin edhe biznesit të naftës.
Burime nga Shoqata e Naftëtarëve, që kanë folur në kushte anonimiteti, kanë njoftuar se tashmë vëllezërit Devolli po synojnë që të marrin nën kontrollin e tyre edhe sektorin e naftës në Kosovë.
Sipas burimeve ata kanë aplikuar në MTI për dhënien e një leje pune të Trupave inspektuese dhe një leje pune për laboratorë të analizave të derivateve të naftës.
Burimi nga Shoqata e Naftëtarëve i ka deklaruar gazetës Kosova Sot se kompania \"Devolli\" tashmë ka aplikuar në MTI për leje pune të një Trupe inspektuese, me kërkesën e emërtimit \"D-Inspekte.
/Kosova Sot/