Dështojnë negociatat mes BE-së dhe SHBA-ve për tregtinë e lirë

Berlin, 29 gusht - Ministri gjerman i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari Sigmar Gabriel të dielën deklaroi se negociatat mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për tregtinë e lirë kanë dështuar.
Negociatat për të ashtuquajturin Partneriteti Transatlantik për Tregti dhe Investime (TTIP) kanë shënuar përparim të vogël gjatë viteve të fundit.
\"Sipas mendimit tim, negociatat me SHBA-të de facto kanë dështuar, edhe pse atë askush nuk është i përgatitur ta pranojë\", tha Zëvendëskancelari gjerman Gabriel.