27 Dhjetor 2024

Deputetët e Kosovës me mocion kundër taksës së çementos

Prishtinë, 22 qershor - Emin Gërbeshi bashkë me një grup prej 15 deputetësh të partive të ndryshme parlamentare do të insistojnë sot që të fusin në rend dite të Kuvendit të Kosovës shqyrtimin e një “mocioni të jashtëzakonshëm”, me anë të së cilit kërkohet shfuqizimi i vendimit të ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, për vënien e taksës prej 35 % të çimentos së importuar.

Të njëjtit tashmë kanë iniciuar edhe kërkesën për interpelancë të ministres Kusari-Lila, dhe janë në pritje të përmbushjes së afateve kohore që përcaktohen me Rregullore të Punës së Kuvendit për paraqitjen e saj në Kuvend.

Gërbeshi, i cili vjen nga e njëjta parti me ministren e Tregtisë, është shprehur optimist se shumica parlamentare do ta vlerësojë të arsyeshme që “taksa e çimentos” të trajtohet në Kuvend para se ministrja të paraqitet në interpelancë, për faktin se çdo shtyrje e shfuqizimit të vendimit të MTI-së do të përshkallëzojë marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)