20 Prill 2025

Delegacioni i Kosovës merr pjesë në Javën e CEFTA-së në Podgoricë

Podgoricë, 7 dhjetor - Një delegacion nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i kryesuar nga Zv. Ministri, Avni Kastrati dhe i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Podgoricë z. Skender Durmishi po marrin pjesë në Javën e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA) në Podgoricë.

Pjesëmarrës nga Kosova përveç zyrtarëve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë edhe përfaqësuesit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dogana.

Në këtë konferencë do të prezantohet Raporti për Implementimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), po ashtu do të debatohet mbi adresimin e sfidave, përfitimeve dhe zhvillimeve të ardhshme në CEFTA.

Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë eliminimi i barrierave tregtare, nxitja e investimeve dhe mbi të gjitha lehtësimi i tregtisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)