Deficitin e lartë tregtar e ulë vetëm prodhimtaria vendore
Prishtinë, 3 prill - Gjashtëmbëdhjetë rekomandimet e Dhomës Kombëtare Tregtare, ashtu siç ka premtuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, se do ti realizoi thuajse qind për qind, duhet që ti realizoi edhe Qeveria e Kosovës, tha Agim Shahini, kryetar i Dhomës Kombëtare Tregtare dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve, në Kuvendin e VI zgjedhor të saj në regjionin e Prishtinës, ku u zgjodhën strukturat dhe 30 delegatët për Kuvendin e Përgjithshëm që mbahet me 15 prill.
Ai shtoi se deficitin e lartë tregtar e ulë vetëm prodhimtaria vendore, e për këtë që duhet që nga fjalët të kalohet në vepra konkrete me reforma ekonomike radikale të cilat ngrisin forcën prodhuese dhe konkurruese ndaj importit. Sipas tij kjo do të ishte mbështetje direkte për uljen e interesimit të qytetarëve nga vendi.
Biznesi është duke bërë punën e vet, e nga ana tjetër qeveria duhet të mëbshtes këtë proces të reformave të kërkuara nga prodhuesit, tha Agim Shahini.
Sipas tij bizneset duhet që të rriten e zhvillohen dhe për tu arritur këto duhet ndryshohen edhe politikat fiskale dhe që të gjitha shqetësimet dhe barrierat e prodhuesve vendës duhet të eliminohen.
Propozimet janë bërë me qëllim që nga të dy qeveritë si ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës të bëhen hapa të rëndësishëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me dy vendeve tona\", tha Shahini.
Ai shtoi se askush nuk duhet të friksohet nga reformat ekonomike, sepse ato do të kenë rolë të fuqishëm të zhvillimit ekonomik. Shqetësimet e biznesit duhet të merren seriozisht, tha Shahini.
Para delagatëve dhe anëtarëve të AKB-së, kreu i saj tha se asnjëri nuk ka menduar sa pas pas mbi një degade e gjysmë të çlirimit nga Kosova, nga vendi të migrojnë rreth 100 mijë qytetarë për të kërkuar jetë dhe kushte më të mire në vende tjera. Pos qytetarëve nga vendi kanë ikur edhe punonjës të bizneseve, por edhe biznese.
Nga ana tjetër Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së ka bërë prezantimin e aktiviteteve si dhe rekomandimet e komunitetit të biznesit për përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë si dhe rritjen e eksporteve vendëse drejt vendeve të BE-së e më gjerë.
Ajo tha se është koha e fundit që shqetësimet e prodhuesve vendës të merren parasysh nga institucionet legjislative dhe ekzekutive të Kosovës.