10 Janar 2025

Deficiti tregtar me trend rritës

Prishtinë, 13 qershor - Deficiti tregtar edhe këtë vit ka trend rritës në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në katërmujorin e parë të këtij viti deficiti tregtar ka shënuar rritje për pesë milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) deficiti tregtar gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në vlerë prej 606,2 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte 601,7 milionë euro.

Sipas këtyre të dhënave në përjashtim të muajit janar, në të gjithë muajt tjerë deficiti tregtar ka shënuar rritje, si pasojë e rritjes së importit.

Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se kjo gjendje sjell fukarallëk në vend dhe rritje të papunësisë.

Sipas tyre, i gjithë ky bilanc vjen si pasojë e mosaftësisë konkurruese të prodhuesve kosovarë.

Ata thonë se Qeveria e Kosovës do të ishte dashur që të krijojë një listë të përparësive konkurruese që ka Kosova në raport me vendet tjera.

 

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)