28 Dhjetor 2024

Deficiti tregtar i Turqisë regjistroi një ulje me 34,7 për qind

Stamboll, 31 tetor - Deficiti tregtar i Turqisë në muajin shtator regjistroi një ulje me 34,7 për qind.

Kurse eksportet në këtë muaj u realizuan me 13 miliardë e 13 milionë dollarë.

Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin shtator.

Në bazë të dhënave të fundit eksportet u rritën me 21 për qind duke u realizuar në shifrën 13 miliardë e 13 milionë dollarëve.

Ndërsa importet pësuan një rënie më masën 6,4 për qind dhe u realizuan në shifrën e 19 miliardë e 838 milionë dollarëve.

Deficiti tregtar për të njëjtën periudhën ra në 6 miliardë e 825 milionë dollarë.

Pjesa që zënë eksportet turke drejt vendet të BE-së vazhdoi të shënojë rënie edhe për muajin shtator. Më shumë eksport u realizua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kurse Rusia, ashtu si dhe në muajin gusht, është vendi nga i cili Turqia ka bërë më shumë importe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)