Deficiti tregtar i Shqipërisë shënon rritje në muajin gusht
Sipas Institutit të Statistikave në Shqipëri (INSTAT), në muajin gusht eksporti i mallrave arriti vlerën 19 miliardë lekë, duke u rritur 2,3% në krahasim me gushtin 2013, por edhe duke u ulur me 18,9% në krahasim me muajin korrik 2014.
Në muajin gusht, importi i mallrave arriti vlerën 45 miliardë lekë, duke u rritur me 5,1% në krahasim me gushtin 2013, ndërsa u ul 5,5% në krahasim me muajin korrik 2014.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 64,2% të totalit të tregtisë së Shqipërisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (29,5%), Greqia (9,3%), Kina (6,7%) dhe Gjermania (6,7%).