Deficiti tregtar i Shqipërisë kap shifrën 35 miliardë lekë në dhjetor
Tiranë, 30 janar - Në dhjetorin e 2015-s eksportet e mallrave arritën vlerën 18 miliardë lekë, duke u ulur me 7.7 për qind në krahasim me dhjetorin e 2014-s dhe 8.5 për qind në krahasim me nëntorin 2015.
Importet e mallrave në muajin dhjetor 2015 arritën vlerën 53 miliardë lekë, duke u ulur me 2.2 për qind në krahasim me dhjetor 2014 dhe rritur me 8 për qind në krahasim me nëntorin 2015.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 35 miliardë lekë, duke u rritur me 0,9 për qind krahasuar me dhjetor 2014 dhe 18.9 për qind në krahasim me nëntor 2015.
Ulja vjetore e eksporteve dhe importeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupet: minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, materiale ndërtimi dhe metale, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: Tekstile dhe këpucë, ushqime, pije, duhan, lëkurë dhe artikuj prej tyre.