Deficiti tregtar i ShBA-së rritet në 77 miliardë dollarë
Washington, 30 nëntor - Deficiti tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikes (SHBA) vazhdoi të zgjerohet në tetor.
Të dhënat e fundit tregojnë një rritje prej 1.3 % në deficitin e tregtisë së mallrave të ShBA-së, i cili arriti muajin e kaluar në mbi 77 miliardë dollarë, nga 76.3 miliardë në shtator, duke thyer rekordin për deficitin mujor.
Tetori ishte muaji i pestë radhas i shtimit të deficitit tregtar të ShBA-së.
Analistët mendojnë se arsyet për shtimin e deficitit jane rritja e tarifave nga ShBA-ja dhe forcimi i vazhdueshëm i dollarit amerikan, që ndikon mbi eksportet.