22 Dhjetor 2024

Deficiti tregtar i Kosovës rritet për 45 për qind, arrin në 320 milionë euro

Prishtinë, 22 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2021.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 45.8% në muajin mars 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 320.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 219.9 milionë Eurosh sa ishin në vitin 2020. Eksporti mbulon importin me 16.2%.

Eksporti i mallrave në muajin mars 2021 kishte vlerën 61.8 milionë Euro, ndërsa importi 382.5 milionë Euro, që është një rritje prej 92.2% për eksport dhe 51.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 35.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.0% e përbëjnë produktet minerale; 5.5% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 4.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.9% e përbëjnë produktet minerale; 11.7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.9% e përbëjnë mjetet e transportit; 9.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 19.8 milionë Euro, ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 82.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (10.6%), Gjermania (7.1%), Holanda (2.5%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 184.8 milionë Euro, ose 48.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 38.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.8%), Italia (6.1%), Greqia (5.9%), Sllovenia (3.6%), etj.

Në muajin mars 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 24.3 milionë Euro, ose 39.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 53.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Shqipëria (16.2%), Maqedonia e Veriut (12.2%), Serbia (5.8%) dhe Mali i Zi (3.3%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin mars 2021 arritën në 71.3 milionë Euro, ose 18.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 146.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.9%), Maqedonia e Veriut (5.6%) dhe Shqipëria (5.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17.5 milionë Euro, ose 28.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (14.3%), dhe Zvicra (7.8%).

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet e tjera të botës arritën në 126.3 milionë Euro, ose 33.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.8%) dhe Kina (8.7%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)