Deficiti publik i Greqisë pritet të jetë 9,2 për qind
Athinë, 22 mars - Greqia pritet të rregjistrojë një deficit publik prej 9,2 për qind në vitin 2011, kundrejt 10,6 për qind në vitin 2010, sipas parashikimeve të fundit të qeverisë greke të publikuara sot.
Në rast konfirmimi të këtyre shifrave, të paraqitura nga zëvendësministri i Financave, Filipos Sahinidhis gjatë një takimi me ekonomistë, deficiti publik grek do të jetë shumë afër me parashikimin e përfshirë në buxhetin e vendit, të votuar më 7 dhjetor me nëntë për qind.
Qeveria ishte më pak optimiste në janar, kur njoftoi për një parashikim të rishikuar për 9,6 për qind.
Vlerësimi i ri bazohet në të dhënat e Zyrës greke të Statistikave dhe të agjencisë së BE-së Eurostat.