24 Dhjetor 2024

Deficiti buxhetor i Rusisë mund të arrijë në 5.4 për qind

Moskë, 11 tetor - Siç njoftoi i ngarkuari i përkohshëm me funksionet e Ministrit të Financave të Rusisë Anton Siluanov, në qoftë se çmimi mesatar vjetor i naftës do të ulet deri në 90 dollar për fuçi, atëhere deficiti i buxhetit do të përbëjë 2.5 për qind të PBB (GDP).

Ndërsa nëse çmimi arrin në 60 dollar  për fuçi, ky tregues mund të shënojë 5.4 për qind.

Projekt-buxheti i Federatës Ruse për vitin 2012 është llogaritur mbi bazë të çmimit të naftës të markës Urals 100 dollar  për fuçi në vitin 2012, ritmeve të rritjes së PBB-së - 3.7 për qind, vëllimit të PBB-së në 2 trilionë dollar .

Deficiti buxhetor federal rus në vitin 2012 parashikohet në 1.5 për qind të PBB-së, në vitin 2013 - 1.6 për qind, në vitin 2014 - 0.7 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)