Deficiti amerikan gati 1,3 bilionë dollarë
SHBA, 16 tetor - Deficiti buxhetor i SHBA-së është zvogëluar paksa falë përmirësimit të ngadalshëm të koniunkturës.
Për vitin e kaluar fiskal qeveria në Uashington njoftoi një deficit shtetëror prej 1,29 bilionë dollarësh pas shumës rekord prej 1,41 bilionë dollarësh një vit më parë.
Në këtë mënyrë deficiti rezultoi 170 miliardë dollarë më i vogël se ç\'ishte përllogaritur në mes të vitit prej presidentit Barack Obama.