Daviet premton me tepër biznese franceze prezentë në Kosovë

Ministrja Kusari Lila e informoi për punën e ministrisë që e drejton dhe që është duke bërë për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes, për emërimin e atasheut të parë Ekonomik në Bruksel, për fillimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Turqinë, si dhe për Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Është e rëndësishme që përmes ambasadës tuaj, por edhe të Odës Ekonomike Franceze të promovohen më tepër potencialet e Kosovës për investime si dhe krijimi i partneritetit në mes të bizneseve kosovare si dhe atyre franceze, theksoi Kusari-Lila
Ndërsa Ambasadorja franceze, znj. Daviet, tha se do të japë më të mirën nga vetvetja që të ketë më tepër biznese franceze prezentë në Kosovë, ndërkohë që është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.