COSCO investon 230 milion euro në portin e Pireut
Athinë, 13 nëntor - Kompania COSCO, Piraeus Container Terminal dhe Organizata e Portit të Pireut arritën marrëveshjen për një investim shtesë prej 230 milionë eurosh, njoftoi të martën ministri grek i transportit detar Miltiades Varvisiotis.
Marrëveshja, e cila negociohej që nga qershori, i hap rrugën ndërtimit të terminalit të tretë të konteinerëve, rikonstruksionit të të dytit dhe një terminali për ngarkesat me naftë në Pire, porti më i madh i Greqisë.
Ministri Varvitsiotis tha se ky investim i ri i kompanisë do të krijojë 700 vende pune dhe 1500 të tjera që kanë lidhje me projektin, në një kohë që vendi përballet me shifra të larta të papunësisë.
Marrëveshja është miratuar në parim nga bordet e drejtorëve të të dyja palëve dhe pritet të aprovohet nga parlamenti grek.