Coca-Cola pezullon biznesin në Rusi
Washington, 9 mars - Korporata shumë-kombëshe e pijeve ‘Coca-Cola Company’ me bazë në SHBA ka njoftuar se ka pezulluar biznesin në Rusi në mes të luftës së saj kundër Ukrainës.
“Ndjenjat tona janë me njerëzit që po durojnë efekte të pandërgjegjshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë situatën me evoluimin e rrethanave”, tha kompania në një njoftim.
Më herët, edhe zinxhiri shumë-kombësh i kafeneve ‘Starbucks Corporation’ me bazë në SHBA njoftoi se ka pezulluar të gjithë aktivitetin e biznesit në Rusi, përfshirë të gjitha dërgesat e produkteve.
Numri i kompanive perëndimore që tërhiqen nga Rusia po rritet derisa lufta në Ukrainë vazhdon.