Coca-Cola për herë të parë shitet në Birmani
Birmani, 15 qershor - Prodhuesi amerikan i pijes së njohur Coca Cola ka njoftuar se do të fillojë shitjen e kësaj pije brenda Birmanisë, për herë të parë në 60 vjet.
Njoftimi pason një vendim të qeverisë amerikane për të pezulluar sanksionet për investime në vendin, si rezultat i nisjes së reformave demokratike.
Birmania është një nga tri vendet ku Coca-Cola nuk ka bërë biznes.
Dy të tjerët janë Kuba dhe Koreja e Veriut. Deri në vitin e kaluar, Birmania është udhëhequr nga junta ushtarake shtypëse.