Çmimi i ushqimit në Libi rritet për 500 për qind
Tripoli, 1 mars - Çmimet e gjërave përbërëse ushqimore në Tripoli janë rritur për 500 për qind, ndërsa para dyqaneve formohen radhë të gjata për bukë, dëshmojnë sot banorët e kryeqytetit.
Sipas fjalëve të një banore të Tripolit, forcat e sigurisë, të cilat kanë mbetur lojal ndaj udhëheqësit të shtetit Moamer el Gadafi, kanë vendosur post-blloqe rreth këtij qyteti me dy milionë banorë.
Ajo për agjencinë Asoshiejted pres deklaruan se çmimet e produkteve kryesore ushqimore janë rritur për 500 për qind si rezultat i krizës, ku për një thes oriz prej pesë kilogramëve paguhet 40 dollarë.