Çmimi i sheqerit, më i larti në 30 vjet
New York, 6 shkurt - Sheqeri është shitur në pikat ushqimore me 140 lekë për kg ose 20 lekë më shtrenjtë se më përpara.
Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare, ky artikull ka shënuar nivelin më të lartë të 30 viteve të fundit, duke u shkëmbyer me 36 cent për libër (njësia matëse dhe e kuotimit në bursë).
Rritja i faturohet ciklonit që ka prekur brigjet e Australisë, vend që ka një nivel të lartë të prodhimit të sheqerit.
Po të llogarisësh edhe situatën në Egjipt, janë rritur në bursa çmimet e të gjitha lëndëve të para.