Çmimi i një fuçie naftë ka arritur në 120 dollarë
New York 26 shkurt - Vala e kryengritjeve në botën arabe ka goditur edhe çmimet e naftës.
Çmimi i një fuçie naftë ka arritur në 120 dollarë, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të 3 viteve të fundit.
Specialistët theksojnë që nëse revoltat përhapen në mënyrë masive edhe në Algjeri, një tjetër vend prodhues i naftës, atëherë çmimi i një fuçie naftë mund të shkojë deri në 220 dollarë.