21 Prill 2025

Çmimi i një fuçie nafte do të ruhet në nivelin mbi 100 dollarë

Londër, 3 janar - Çmimi i një fuçie nafte i përzierjes etalon “Brent” gjatë vitit të ri 2013 do të ruhet në nivelin mbi 100 dollarë pavarësisht rritjes së fuqishme të prodhimit të naftës në Amerikën e Veriut në valën e revolucionit të gazit shist argjilor.

Me një parashikim të tillë doli sot gazeta londineze \"The Financial Times\".

Rritja e vëllimeve të prodhimit të naftës në SHBA dhe Kanada do të kompensohet me reduktimin e nxjerrjes së saj në një sërë vendesh, në radhë të parë në Norvegji dhe Britaninë e Madhe për shkak të shterimit të vendburimeve në Detin e Veriut\", - vë në dukje gazeta.

Çmimi mesatar i një fuçie të përzierjes “Brent” për këtë vit do të jetë 109.3 dollarë, njofton gazeta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)