28 Dhjetor 2024

Çmimi i një fuçie naftë arriti në 50 dollarë

New York, 2 dhjetor - Çmimi i naftës u rrit përsëri i nxitur nga një marrëveshje e OPEC-ut për të shkurtuar normat e prodhimit për herë të parë që nga viti 2008.

Vendimi për pakësimin e prodhimit bëri që çmimi i naftës të rritej me 10 për qind të mërkurën duke ndikuar edhe tek rritja e çmimit të aksioneve të firmave energjitike në tregun global. Rritja e sotme ishte më modeste ndërsa çmimi i një fuçie naftë arriti në 50 dollarë.

Presidenti i OPEC-ut Mohammed Bin Saleh Al-Sada sqaroi për shtypin të mërkurën se si do të zbatohet marrëveshja.

“’OPEC do të ulë prodhimin me 1.2 milionë fuçi naftë në ditë me një kapacitet maksimal prej 32.5 milionë fuçi naftë në ditë. Vendimi hyn në fuqi me 1 janar.”

Para takimit të së mërkurës në Vienë, ministri saudit i energjisë tha se OPEC-u do t’u kërkonte edhe vendeve jo anëtarë që të shkurtonin prodhimin. Rusia, vend jo anëtar, ra dakort të pakësojë prodhimin me 300 mijë fuçi në ditë.

OPEC-u thotë se dëshiron që çmimi global i naftës të jetë mes 55 dhe 60 dollarë për fuçi. Ky nivel, sipas OPEC-ut, do të ndihmojë në rigjallërimin e ekomive të vendeve të varura nga nafta që kanë ndjerë pasojat dy vjeçare të rënies së çmimit të naftës nën 50 dollarë për fuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)