Çmimi i naftës vazhdon të mbetet rreth 50 dollarë për fuçi

Vjenë, 4 qershor - Çmimi i naftës Brent për fuçi vazhdon të jetë rreth 50 dollarë pasi që në takimin e Organizatës së Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) nuk u mor asnjë vendim në lidhje me ngrirjen e prodhimit.
Nga mbledhja e 169-të e OPEC-ut nuk doli asnjë vendim në lidhje me ngrirjen e prodhimit të naftës. Në deklaratën pas mbledhjes, u bë thirrje që shtetet që nuk janë anëtare të OPEC-ut ti bashkëngjiten asaj në mënyrë që të ekuilibrohet tregu i naftës.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë të Katarit, Muhammed Bin Saleh Al-Sada, vlerësimin si trend të rritjes së çmimeve të naftës e cilësoi si arsyetim pas mosmarrjes së vendimit në fjalë.
Pas zhvillimeve, çmimi i naftës Brent për fuçi ditën e djeshme e arriti vlerën më të lartë prej 50.27 dollarëve, ndërkohë që ditën e mbaroi në vlerën 49.91 dollarë. Ndërkaq, çmimi i naftës Brent për fuçi sot për një periudhë vazhdoi të variojë rreth 49.0-50.5 dollarë, ndërsa që nga ora 11:00 ai vazhdon të jetë 50.1 dollarë.
Duke pohuar se të dhënat e sotme të papunësisë dhe punësimit në sferat joagrokulturore për muajin maj në SHBA mund të ndikojnë mbi çmimet, analistët theksojnë se në qoftë se çmimet e naftës kalojnë jashtë intervalit 49.0-50.5 dollarë, atëherë pika më e lartë e pa kalueshme e dollarit mund të gjendet në 51.6 dollarë, ndërsa pika më e ulët e pakalueshme në 47.7.
Analistët vlerësojnë se mosmarrja e një vendimi nga mbledhja e OPEC që do të ndikonte në zhvillimet e tregut ka sjellë lëvizjen horizontale të çmimit të naftës dhe theksojnë se sa i përket kursit të çmimit të naftës që tani e tutje, e rëndësishme do të jetë thyerja e trajektores.
Duke pohuar se të dhënat e sotme të papunësisë dhe punësimit në sferat joagrokulturore për muajin maj në SHBA mund të ndikojnë mbi çmimet, analistët theksojnë se në qoftë se çmimet e naftës kalojnë jashtë intervalit 49.0-50.5 dollarë, atëherë pika më e lartë e pakalueshme e dollarit mund të gjendet në 51.6 dollarë, ndërsa pika më e ulët e pakalueshme në 47.7.
Nga ana tjetër, çmimi i naftës së parë të llojit të Teksasit Perëndimor ditën e përfundoi në vlerën pak më të lartë se 49 dollarë me regres në rezerva prej 1.4 milionë fuçish. Ndërkaq, sot blerësit atë e marrin në çmimin 49.2 dollarë.