Çmimi i naftës vazhdoi rënien bie në 45,7 dollarë
New York, 24 janar - Çmimi i naftës vazhdoi rënien të premten në New York, pas deklaratave të sovranit të ri të Arabisë Saudite, ku shpallte vazhdimësinë e politikave të naftës të këtij vendi të madh prodhues të arit të zi.
Rreth orës 14:20 GMT, një fuçi nafte ra me 59 cent duke kapur vlerën e 45,7 dollarëve.
Që nga shpallja e vdekjes të enjten në mbrëmje të kreut të lartë saudit, që drejtonte vendin e parë në botën eksportues të naftës si dhe prodhuesi më i madh në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), çmimet e arit të zi u rritën ndjeshëm.
Por të premten në mëngjes ishte e qartë se nuk do të kishte ndryshim në politikën energjetike të Arabisë Saudite dhe se situata e mbiprodhimit, në të cilën gjendet aktualisht tregu nuk do të ndryshonte, pas deklaratave të sovranit të ri.
Në fjalimin e tij të parë të publikuar nga televizioni kombëtar, mbreti i ri saudit, Salmane, 79 vjeç, gjysmëvëlla me Abdullahun, u angazhua se do të vazhdojë rrugën e paraardhësit të tij.
Ai këmbënguli në vazhdimësinë e politikave të mbretërisë së naftës dhe të unitetit brenda botës myslimane.