26 Dhjetor 2024

Çmimi i naftës shqiptare arrin në 84 dollarë për fuçi

Tiranë, 16 prill - Çmimi i shitjes për eksport i naftës së nxjerrë nga vendburimi i Patos-Marinzës arriti në 84.89 dollarë për fuçi në tremujorin e parë të këtij viti, i barabartë me 72 për qind të çmimit mesatar të regjistruar për naftën BRENT në Bursën e Londrës.

Çmimi i shitjes është rritur me afërsisht 18 për qind në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, kur ishte 71.67 dollarë për fuçi.

“Bankers Petroleum” prodhoi në tremujorin e parë 14 mijë fuçi naftë mesatarisht çdo ditë. Një fuçi naftë është e barabartë me 159 litra dhe zakonisht 6.2 fuçi janë të barabarta me 1 ton naftë.

Çmimi i naftës së Patos-Marinzës në tregun e Mesdheut ka qenë në të shkuarën sa 50 për qind e çmimit BRENT, por gjatë viteve të fundit, rritja e fortë e kërkesës për bitum ka sjellë edhe rritjen e çmimit të naftës shqiptare.

“Bankers” parashikon që të rikuperojë investimet e kryera rreth vitit 2014, pas të cilit do të fillojë të paguajë tatim mbi fitimin në masën 50 për qind.

Aktualisht qeveria shqiptare arkëton 10 për qind të të ardhurave të krijuara nga shitja e naftës në formën e rentës minerare.

Një pjesë e naftës që nxirret, i transferohet kompanisë shtetërore në privatizim “Albpetrol”, e cila e shet më pas me tender. Çmimet e shitjes së naftës nga “Albpetrol” me tender janë më të ulëta se sa çmimet e eksportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)