Çmimi i naftës shënon rritje
Londër, 20 shkurt - Çmimi i naftës ka shënuar rritjen më të madhe në nëntë muajt e fundit, pasi ndalesës që Irani i bëri shitjes së naftës për Britaninë dhe Francën, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve mbi programin bërthamor të republikës islamike.
Çmimet u rritën të hënën në tregun aziatik, duke arritur në 105 dollarë për një fuçi, çmim ky më i larti që nga maji i vitit të kaluar.
Të dielën, Ministria iraniane njoftoi se është ndaluar shitja e naftës për Britaninë dhe për Francën, si reagim ndaj sanksioneve të BE-së, ku përfshiheshin masat kundër bankës qendrore të Iranit dhe ndalesa për importin e naftës iraniane, që pritej të hynin në fuqi më 1 korrik.
Raportohet se Franca dhe Britania përdorin pak, ose nuk përdorin fare naftë iraniane.
Megjithatë, disa shtete të BE-së janë të varura nga importi i naftës nga Irani, dhe vlerësohet se BE merr diku 20 për qind të eksportit të naftës së Iranit.