29 Dhjetor 2024

Çmimi i naftës së papërpunuar shënon rritje

New York, 15 nëntor - Brendi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar e llojit Brent, është rritur për 0.25 për qind të hënën ndërkohë që nafta amerikane e tipit WTI u rrit për 0.02, më konkretisht në 43.42 dollarë për një fuçi.

Furnizimi i tepërt me naftë dhe pasiguritë të cilat shoqërojnë takimin e OPEC-ut që do të mbahet më 30 nëntor, janë elementet të cilat ushtrojnë një presion mbi çmimet e naftës.

OPEC-u pritet të miratojë vendimin përfundimtar nëse do të ulë nivelin e prodhimit, pasi më 27 shtator shtetet anëtare u pajtuan të ulin prodhimtarinë në nivelin mes 32.5 dhe 33 milionë fuçi në ditë, që pritej të hyjë në fuqi këtë muaj.

Tregjet presin luhatje të çmimeve të naftës nga shkaku i të dhënave të fundit mbi rezervat e naftës.

Aktorët e tregut janë duke ndjekur me vëmendje të dhënat e Institutit Amerikan për Naftë (API) dhe Administratën Amerikane për Informacion Energjetik (EIA) lidhur me furnizimin me naftë, të cilat pritet të publikohen të martën ose më së voni të mërkurën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)