Çmimi i naftës rritet për shkak të Greqisë dhe Luizianës
New York, 3 maj - Çmimi i naftës në tregjet aziatike është rritur, pasi u publikua marrëveshja evropiane për të ndihmuar Greqinë, si dhe për shkak të pritjeve për zvogëlimin e dorëzimit pas derdhjes së naftës në Luizianë.
Çmimi i naftës së lehtë, që do të dorëzohet në qershor është rritur për 16 centë dhe arriti deri në 86.31 dollarë për një fuçi.
Nafta e rëndë e papërpunuar u shtrenjtua për 13 centë ose 87.57 dollarë për një fuçi.