Çmimi i naftës, rekordi më i lartë në 2 vitet e fundit
Kështu çmimi arrtit në 110.30 dollarë për fuçi, duke krijuar rekordin më të lartë për 2 vjet e gjysmë.
Banka Qendrore Evropiane njoftoi rritjen e normës bazë të interesit me 25 pikë, duke e bërë atë 1.25%.
Edhe të dhënat e publikuara nga Departamenti amerikan i Punës, mbështesin rritjen e çmimit të naftës. Ndërkohë, përmirësimi i tregut të punës në SHBA, tregon rifillimin stabilizimit të tij.
Megjithëse një tjetër tërmet i fortë prej 7.4 ballësh sipas shkallës Rihter që goditi Japoninë, mund të shkaktojë uljen e kërkesës nga ky vend për energji, kjo nuk do të ndryshojë tendencën e rritjes së çmimit të naftës.