06 Janar 2025

Çmimi i naftës pritet të kthehet në 70 dollar për fuçi më 2020

Paris, 24 dhjetor - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) publikoi të mërkurën raportin vjetor të perspektivës së tregut të naftës bruto, ku parashikohet se me ekuilibrimin gradual të ofertës dhe kërkesës, çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar pritet të rritet në 5-25 vitet e ardhshëm.

Në raportin e OPEC-ut thuhet se megjithëse aktualisht vëllimi i furnizimit në tregun ndërkombëtar të naftës bruto tejkalon kërkesën , kjo situatë do të përmirësohet në 5 vjet.

Parashikohet që në tregun ndërkombëtar të naftës bruto të rritet kërkesa, ndërsa vëllimi i prodhimit të naftës nga vendet jashtë OPEC-ut do të shënojë një rritje të vogël, çka do të nxitë ekuilibrimin në tregun ndërkombëtar të naftës.

Sipas OPEC-u çmimi i naftës do të kthehet në nivelin e 70 USD për fuçi në vitin 2020, ndërsa në vitin 2040, 95 USD për fuçi.

OPEC parashikon gjithashtu që në 25 vitet e ardhshëm, energjia petrokimike do të mbetet dominuese në fushën energjetike ndërkombëtare, duke zënë 78% të saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)