23 Dhjetor 2024

Çmimi i naftës pëson sërish rënie

Londër, 5 maj - Ka vijuar sërish të bjerë çmimi i naftës bruto amerikane ndërsa statistika tregoi se në javën e kaluar u regjistrua rritje e papritur e hidrokarbureve, duke ndezur edhe shqetësimet se çmimet e larta po ndikojnë negativisht në masën e konsumuar.

Ndikim negativ për naftën është edhe rritja e dollarit në tregjet monetare.

Nafta bruto Brent e Londrës për qershorin ra 70 cent në 121.75 dollarë për fuçi dhe është pranë pikës më të ulët për këtë javë të prekur në ditën e hënë me 121.67 dollarë për fuçi.

Ky është edhe sesioni i tretë në radhë me humbje për tregun europian të naftës. Nafta bruto amerikane për qershorin pësoi rënie 25 cent në 110.80 dollarë për fuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)