Çmimi i naftës pëson rënie në tregjet botërore
Doha, 9 mars - Çmimi i naftës është në rënie si pasojë e deklaratave të bëra dje nga disa anëtarë të OPEC-ut mbi mundësinë e shtimit të prodhimit.
Çmimi i naftës në tregjet aziatike ka shënuar ulje në 104.28 dollarë.
Ndërkohë nafta brent ka rënë me 72 cent duke shkuar në 112.34, pas një minimumi prej 112.16 dollarësh.