Çmimi i naftës në tregjet botërore bie në 55.26 dollarë për fuçi
Në përfundim të punës ditën e hënë nafta është shitur me 55.26 dollarë për fuçi.
Sipas një njoftimi të agjencisë franceze nga New Yorku, nafta e tipit WTI për dorëzim në muajin shkurt është ulur me 1.87 dollarë dhe është shitur me 55.26 dollarë për fuçi.
Ndërsa nafta e tipit Brent për dorëzim në muajin shkurt është ulur me 1.27 dollarë dhe është shitur me 60.11 dollarë për fuçi.
Nafta e cila për disa ditë me radhë ka pësuar ulje drastike, rritje ka hasur vetëm ditën e premte mirëpo ditën e hënë ajo është ulur përsëri.