Çmimi i naftës në Francë bie nën 1 euro
Rënia e re e çmimeve të naftës nën kufirin simbolik prej një euro do të mund të vështirësojë përpjekjet e qeverisë të inkurajojë transport më të pastër.
Sipas të dhënave të publikuara në fillim të kësaj jave në shumicën e pikave të shpërndarjes të benzinës në Francë, një litër naftë kushton 99 cent.
Shumica e konsumatorëve evropianë preferon naftë në krahasim me benzinën, sepse këto automjete kalojnë kilometrazh më të gjatë, kanë konsum më të vogël karburanti dhe janë më të lirë për mirëmbajtje.