Çmimi i naftës në bursen e New York-ut arrin pikun
New York, 30 gusht - Çmimi i naftës në New York e përfundoi sesionin e sotëm duke shënuar nivelin më të lartë të rritjes që prej majit të vitit 2011, ushqyer nga frika e Lindjes së Mesme mbi pasojat e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake në Siri.
Një fuçi e naftës së papërpunuar WTI, çmimi i së cilës ishte rritur me më shumë se tre dollarë, u rrit me vetëm 1,09 dollarë në bursën e New York-ut, për të arritur çmimin e 110,10 dollarëve.