07 Janar 2025

Çmimi i naftës me rënie rekord në 7 vitet e fundit

New York, 8 dhjetor - Vendimi i OPEK-ut ka shtuar shqetësimet në treg për një mbifurnizim me naftë. Për këtë, çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar është ulur në nivelin më të ulët pas muajit shkurt të vitit 2009.

Pas takimit të ministrave, OPEK-u deklaroi se për arsye që nuk dihet ende sa do të rritet niveli i prodhimit nga Irani, OPEK-u do të diskutojë për kufizimin e prodhimit në takimin e ardhshëm, që do të zhvillohet në 2016-n.

Prodhimi i OPEK-ut zë një të tretat e tregut botëror të naftës, me 31.5 milionë fuçi në ditë.

Analistët janë të mendimit se vendimi i OPEK-ut do të thotë që mbifurnizimi në tregun ndërkombëtar do të vazhdojë.

Deri në mbylljen e tregut të së hënës, çmimi i naftës me kontratën e zbatimit për janarin 2016 është ulur me 2.32 dollarë amerikanë, duke arritur në 37.65 dollarë për fuçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)