Çmimi i naftës mbi 99 dollarë për barel
Oman, 13 dhjetor - Çmimi i naftës sot në tregun aziatik u mbajt mbi 99 dollarë për barel sepse tregtarët presin rezultate nga takimi i kësaj jave të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK).
Nafta për dërgesë në muajin janar në punën elektronike të bursës në New York ka vërejtur ulje prej 30 cent dhe është tregtuar për 99,11 dollarë për barel, pasi të premten çmimi i fundit ishte 99,41 dollarë.
Në bursën në Londër nafta brent evropiane mbeti në 108,62 dollarë stabile për barel.
Vendet-anëtare të OPEK-ut të mërkurën në Vjenë kanë takim në të cilin do të dakordohet politika e tyre e prodhimit. Në takimin e kaluar të OPEK-ut në qershor nuk është arritur marrëveshje dhe kuotat prodhuese mbetën të pandryshuara.
Agjencia ndërkombëtare për energjetikë parashikon se OPEK-u prodhon rreth 10 për qind më shumë naftë sesa që arrijnë kuotat zyrtare.