Çmimi i naftës kalon kufirin e 117 dollarëve
New York, 15 shtator - Me shpresën e investimeve për përmirësimin e gjendjes ekonomike botërore dhe me uljen e vlerës së dollarit, cmimi botëror i naftës ka kaluar kufirin e 117 dollarëve duke kapur vlerën më të lartë gjatë 4 muajve të kaluar.
Gjatë paraqitjes së politikave nga Rezervat Federale të SHBA, mundësisë së shtimit të kërkesave për konsumimin e lëndëve djegëse si dhe shqetësimet në lidhje me përhapjen e destabilitetit në LM dhe veri të Afrikës, cmimi i naftës në tregjet botërore ka arritur vlerën më të lartë gjatë 4 muajve të kaluar.
Çmimi i naftës që pas zbatimit të sanksioneve të perëndimit ndaj RII është rritur me të paktën 27 dollarë për fuci.