06 Janar 2025

Çmimi i naftës ka rënë nën 28 dollarë për fuçi

New York, 18 janar - Çmimi i naftës së papërpunuar Brent sot ka rënë nën 28 dollarë për një fuçi, që është niveli më i ulët prej vitit 2003.

Konsiderohet se kjo rënie ka ndodhur për shkak se pas tërheqjes së sanksioneve kundër Iranit, ky vend pritet ta shtoj ofertën e naftës në tregun global.

Tashmë Teherani i ka shpallur planet për rritjen e eksportit të naftës së papërpunuar për afro 500 mijë fuçi në ditë, që me gjasë do ta shtoj furnizimin e tepruar me naftë në tregun botëror.

Ky mbifurnizim ka shkaktuar që prej fillimit të këtij viti, çmimi i naftës ka rënë për afro 25%.

Gjatë fundjavës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i ka tërhequr sanksionet ekonomike ndërkombëtare kundër Iranit, të ndërlidhura me programin atomik iranian, pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vërtetoi se Teherani i kishte plotësuar obligimet e veta në harmoni me marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, të arritur në korrik të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)