Çmimi i naftës do të rritet përsëri
Vjenë, 12 shkurt - Në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë theksohet se çmimi i naftës në vitet e ardhshme do të stabilizohet në një niveli më të lartë nga ai i tanishëm.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në raportin e fundit, të publikuar të martën, njoftoi se çmimet e naftës deri në vitin 2020 do të rriten gradualisht nga rreth 50 deri 73 dollarë për fuçi.
Mediat britanike shkruajnë se në raportin e kësaj agjencie theksohet se çmimi i naftës në vitet e ardhshme do të stabilizohet në një nivel më të lartë nga ai i tanishëm.
\"Tregu relativisht shpejt pritet të rimëkëmbet, por rimëkëmbja do të jetë relativisht e kufizuar, me çmimet që do të stabilizohen në nivelet më të larta nga ato aktuale. Megjithatë, çmimet e naftës do të jenë larg nën çmimet që kemi pasur në tre vitet e fundit\", thuhet në raport.
Gjithashtu theksohet se çmimet e naftës në vitin 2015 do të jenë rreth 55 dollarë, ndërsa në vitin 2020, parashikohet të arrijnë deri në 73 dollarë për fuçi.
Ndërkohë një fuçi e naftës amerikane e tipit \"lake\" (WTI) në bursën e Nju-Jorkut është 52,12 dollarë, ndërkohë që çmimi i naftës në tregun e Londrës është 57,57 dollarë për fuçi.
Në anën tjetër, çmimi naftës së papërpunuar në ditët e fundit është rritur pas rënies prej rreth 60 për qind nga qershori i vitit të kaluar.