Çmimi i naftës bie në 85 dollarë për një fuçi
Londër, 18 prill - Çmimi i naftës së papurpunuar sot në bursat ndërkombëtare u lëshua në 85 dollarë për një fuçi për shkak të dyshimeve në rivendosjen e kërkesës amerikane të naftës.
Çmimi i një fuçi e naftës së papurpunuar për dërgesë në maj në bursën e Nju-Jorkut sot u zvogëlua për 49 centë në 85.02 dollarë, ndërsa në bursën e Londrës nafta e papurpunuar për dërgesë në qershor u zvogëlua për 35 centë në 87.24 dollarë.
Rritja e papritur e numrit të punonjësve amerikanë të cilët gjatë javës së kaluar mbetën pa punë, nxitën dyshimet në fuqinë e rimëkëmbjes së konsumatorit më të madh botëror të energjensave, theksojnë analistët.