Çmimi i naftës arrinë në 61.97 dollarë
New York, 18 shkurt - Agjencia franceze e lajmeve njoftoi shtimin e çmimit të naftës në përfundim të punës së bursave.
Çmimi i naftës në këto bursa ka arritur nivelin më të lartë që prej 22 dhjetorit 2014. Interesimi i investitorëve në sektorin e naftës ka qenë një prej shkaqeve kryesore të rritjes së çmimit të naftës.
Nafta brenda disa muajve të kaluar ka humbur më shumë se 50% të vlerës së saj dhe u ul nën kuotën e 45.19 dollarëve, mirëpo sot me përfundimin e punës në bursa, nafta e tipit Brent e detit të veriut është shtuar me 57 cent dhe është shitur me 61.97 dollarë.