21 Dhjetor 2024

Çmimi i karburantit mund të rritet gjatë dimrit

New York, 12 shtator - Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha se ekziston mundësia e rritjes së çmimit të gazit në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së dimrit, kur Bashkimi Evropian do të shkurtojë ndjeshëm blerjen e naftës ruse.

Yellen tha se po shqyrtohet një propozim i vendeve perëndimore lidhur me vënien e një çmimi tavan për naftën ruse me qëllimin për të mbajtur nën kontroll çmimet.

“Ekziston rreziku, ndaj po punojmë për vënien e një çmimi tavan në përpjekje për të trajtuar situatën”, tha zonja Yellen për rrjetin CNN.

Rritja e çmimit mund të shkaktohet nga ndërprerja e blerjes së naftës ruse nga Bashkimi Evropian dhe ndalimi i sherbimeve që lejojnë Rusinë që të trasnportojë naftë me anije çiesternë, tha ajo.

Plani i çmimit tavan, për të cilin kanë rënë dakord vendet e pasura të G7, kërkon që vendet pjesëmarrëse të ndalojë dhënien e sigurimeve, financimet, navigimin dhe shërbime të tjera për transportet e naftës me çmim mbi atë që do të përcaktohet nga vendet e G7 për naftën e papërpunuar dhe nënproduktet e saj.

Zonja Yellen tha se vënia e kufirit të çmimit të karburantit synon të ulë fitimet që Rusia mund t’i përdorë për të financuar luftën në Ukrainë, duke ruajtur furnizimet ruse të naftës për të mbajtur të ulëta.çmimet globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)