Çmimi i bakrit në nivel rekord
Londër, 3 shkurt - Çmimi i bakrit në Bursën e metaleve në Londër u rrit në shumë rekorde prej 9.782 dollarësh për një ton, duke reaguar ndaj informatës për zvogëlimin më të madh të rezervave të bursës të këtij metali për 11 muaj.
Rezervat e metaleve, të cilat i ndjekë bursa, shënoi rënie për një për qind, që është zvogëlimi më i madh prej 4 marsit të vitit të kaluar. Zvogëlimi i rezervave është vërejtur edhe në SHBA, të cilat janë blerësi i dytë për nga madhësia i këtij metali, transmeton agjencia Blumberg.
Çmimi i bakrit me furnizim për tre muaj të LME është korrigjuar në 9.745 dollarë për një tonë (rritje prej 2,3 për qind) Gjatë 12 muajve të fundit, bakri u shtrenjtua për 44 për qind.
Berkliz kapital deficiti botëror i bakrit për vitin 2011 e vlerëson në 822.000 tonë, që është nivel dyfish më i lartë se vitin e kaluar.
Në bursën e Nju-Jorkut Komeks, fjuçersat e marsit për bakët u shtrenjtuan për dy për qind, në 4.4585 dollarë për paund. Në këtë bursë bakri në janar u shtrenjtua për 0.3 për qind.