Çmimi i arit ra nën 1,400 dollarë për ons
New York, 16 prill - Çmimi i arit po bie ndërsa investitorët mesa duket po mendojnë se tendencat e ekonomisë botërore e bëjnë metalin e çmuar më pak tërheqës si investim.
Ari ra nën 1,400 dollarë për ons sot, shumë më pak sesa rekordi më i lartë prej më shumë se 1, 900 dollarë në gusht të vitit 2011.
Në atë kohë disa analistë parashikuan se çmimi i arit do të arrinte në 2,000 dollarë.
Gjatë ditëve të fundit çmimi ka rënë ndjeshëm, 5 përqind të premten dhe 8 të hënën.
Ari blihet zakonisht si një masë mbrojtëse ndaj inflacionit dhe pasurisë. Tani analistët citojnë disa arsye për rënien e çmimit.
Mes tyre janë shifrat rekort të shënuara në tregjet amerikane të aksioneve, ndërsa investitorët po kërkojnë të fitojnë nga këmbimet, dhe ulja e shqetësimeve rreth inflacionit në Shtetet e Bashkuara.
Në të njëjtën kohë, invesitorët janë të shqetësuar nga njoftimet se Qiproja do të shesë më shumë se 500 milion dollarë rezerva ari për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së borxhit që mund të bëj që vende të tjera evropiane të shesin aksionet e arit duke sjell një tepricë në treg.
Një këshilltar financiar i Goldman Sachs, tha se investitorët duhet të shesin aksionet e tyre.