Çmimi i arit mund të tejkalojë 2.000 dollar
Moskë, 17 nëntor - Çmimi i arit do rritet deri në 1.850 dollar për ons aty nga fundi i vitit dhe do të tejkalojë 2000 dollar në vitin 2012 për shkak të problemeve të borxheve të Greqisë dhe Italisë. Me parashikime të tilla doli Banka e investimeve ANZ.
Analistët e Bankës i kanë hedhur poshtë pikëpamjet pesimiste të disa pjesëmarrësve të tregut, të cilët presin që çmimet të bien deri në 1000 dollar - 1.200 dollar për ons.
Banka e investimeve ANZ beson se në përgjigje të situatës në Evropë dhe presioneve inflacioniste mbi tregjet në zhvillim, çmimet do të vazhdojnë të rriten.