Çmimet rriten për 0,6 për qind

Prishtinë, 14 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK), gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare publikoi sot, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin janar 2013.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë sipas ASK-së është më i lartë për 0,6 për qind në muajin janar 2013 krahasuar me muajin dhjetor 2012.
Ndersa janari i vitit 2012 krahasuar me muajin dhjetor 2011 ishte me çmime më të larta për 0,7 për qind.
ASK bën të ditur se Shkalla e inflacionit e matur në muajin janar 2013 me muajin janar 2012 ishte 3,6 për qind. Shkalla mestare vjetore e inflacionit në vitin 2012 ishte 2,5 për qind.
Janar 2013 - Dhjetor 2012 0,6 për qind Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,6 për qind në muajin janar 2013 krahasuar me muajin dhjetor 2012.
Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi: Perimet (11,5 për qind) me një ndikim prej 0,5 për qind dhe duhani (1,5 për qind) me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK-it.
Janar 2013 - Janar 2012 3,6 për qind Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 3,6 për qind në muajin janar 2013 krahasuar me muajin janar 2012. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi: Perimet (16,5 për qind) me një ndikim prej 0,8 për qind. Duhani (11,9 për qind) me një ndikim prej 0,5 për qind. Buka dhe drithërat (5,6 për qind) me një ndikim prej 0,4 për qind.
Pemët (12,5 për qind), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (6,9 për qind), librat dhe materialet për zyra (18,7 për qind)-(ngritje e çmimit të gazetave) që secila nëngrup ndikoj me 0,3 për qind. Mishi (3,0 për qind), vajrat dhe yndyrat (15,0 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,2 për qind.
Qumështi, djathi dhe vezët (1,5 për qind), kafja, çaji dhe kakao (7,1 për qind), veshja (1,6 për qind), këpucët (5,6 për qind), orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme (3,4 për qind), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (2,5 për qind), shërbimet hoteliere (1,9 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,1 për qind në IÇK-it.
Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: Pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (-4,8 për qind)-(rënie e çmimeve për thirrje ndërkombëtare) me një ndikim prej -0,1 për qind në IÇK-it.