23 Dhjetor 2024

Çmimet në Kosovë shtrenjtohen për 2,2 për qind

Prishtinë, 20 mars - Enti i Statistikave te Kosovës (ESK) ka bërë të ditur se Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 2,2 për qind në muajin shkurt 2011 krahasuar me muajin janar 2011.

Shkurti i vitit 2010 krahasuar me muajin janar 2010 sipas ESK-së ishte me çmime më të larta për 0,3 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2011 me muajin shkurt 2010 ishte 9,5 për qind.

Shkurt 2011 - Janar 2011 2,2%

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 2,2% në muajin shkurt 2011 krahasuar me muajin janar 2011. Ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat për (7,2 për qind), perimet (14,2 për qind) që secila me një ndikim prej 0,7 për qind. Sheqeri, reçeli, mjaltë, çokolata dhe ëmbëlsirat (7,9 për qind) me një ndikim prej 0,2 për qind. Mishi (1,4%), vajrat dhe yndyrat (4,3%), pemët (4,4%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1,3%), blerja e automjeteve (5,2%), shërbimet për transport (2,0%) që secila grup me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK-it.

Shkurt 2011 - Shkurt 2010 9,5%

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 9.5% në muajin shkurt 2011 krahasuar me muajin shkurt 2010. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për (42,2%) me një ndikim prej 4,3 për qind. Vajrat dhe yndyrat (46,9%) me një ndikim prej 1,2 për qind. Përdorimi i pajisjeve për transportin personal (18,8%) me një ndikim prej 1,1 për qind. Sheqeri, reçeli, mjaltë, çokolata dhe ëmbëlsirat (24,7%) me një ndikim prej 0,6 për qind. Duhani (7,8%) me një ndikim prej 0,5 për qind.

Pemët (10,9%), veshja (3,6%) që secila me një ndikim prej 0,3 për qind. Mishi (2,6%),
qumështi, djathi dhe vezët (2,9%), perimet (5,0%), kafja, çaji dhe kakao (11,7%) që secila me një ndikim prej 0,2 për qind. Prodhimet ushqimore (2,4%), pijet alkoolike (10,2%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (9,5%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,0%), shërbimet hoteliere (2,7%), kujdesi personal (2,7%) që secila grup me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)