22 Dhjetor 2024

Çmimet globale të ushqimeve arritën nivelin më të lartë që nga viti 2011

Romë, 3 dhjetor - Agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) njoftoi se çmimet globale të ushqimeve arritën në nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2011 e deri më tani.

FAO në një deklaratë ka dhënë informacione lidhur me Indeksin e Çmimeve Ushqimore që ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të shportës së produkteve ushqimore.

Sipas kësaj, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur 4 herë njëra pas tjetrës në muajin nëntor.

Indeksi i Çmimeve Ushqimore muajin e kaluar arriti në 134.4 pikë duke shënuar një rritje mesatare prej 1.2 për qind në krahasim me tetorin. Çmimet botërore të ushqimeve arritën një nivel të ri duke arritur pikën më të lartë që nga qershori 2011.

Indeksi i Çmimeve Ushqimore të FAO-s, në muajin nëntor tregoi një rritje me 27.3 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë. Indeksi i Çmimeve të Produkteve të Qumështit muajin e kaluar shënoi rritje me 3.4 për qind në krahasim me tetorin.

Indeksi i Çmimeve të Drithërave në nëntor ka shënuar rritje me 3.1 për qind në krahasim me një muaj më parë, ndërsa në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ka regjistruar rritje me 23.2 për qind. Teksa rritja në çmimet e misrit ka qëndruar u kufizuar, bëhet e ditur se çmimet e grurit arritën nivelin më të lartë që nga maji 2011.

Indeksi i Çmimeve të Sheqerit në muajin nëntor ka shënuar rritje me 1.4 për qind si dhe 40 për qind rritje në krahasim me nëntorin 2020. Indeksi i Çmimit të Vajit Vegjetal në nëntor ka shënuar ulje me 0.3 për qind nga niveli rekord që arriti në tetor.

Indeksi i Çmimit të Mishit shënoi rënie me 0.9 për qind në bazë mujore në muajin nëntor, duke vijuar rënien e tij për të katërtin muaj radhazi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)